Gjërat janë Gati të ndryshojnë!
Shoqata “Refleksione”, me një aktivitet 30 vjeçar për të arritur barazi gjinore dhe ecur drejt një shoqërie me mundësi të barabarta për djem dhe vajza, burra dhe gra në të gjitha fushat e jetës, po zbaton projektin ” Fuqizim i rinisë si kampione e barazisë gjinore – vlerë thelbësore e identitetit europian,” në kuadër të marrjes së titullit #Tirana kryeqyteti Europian i Rinise 2022 ( # TEYC2022) , me mbështetjen e Kongresit Rinor Kombëtar dhe Bashkisë, Tiranë.
Projekti , “Fuqizim i rinisë si kammpione e barazisë gjinore – vlerë thelbësore e identitetit europian” synon të fuqizojë rininë përmes ngritjes së kapaciteteve të saj, informimit, pajisjes me njohuri dhe ndërgjegjësimit për t’u bërë aktore aktive e promovimit të barazisë gjinore në komunitetet e saj lokale dhe e ndryshimeve pozitive në mendësinë shoqërore tonë.
Në aktivitetet e këtij projekti marrin pjesë 90 djem dhe vajza të reja nga 6 bashkitë ku ky projekt po realizohet. Pjesëmarrësit do të treinohen dhe inkurajohen për të qënë aktivë në ꞔmontimin e qëndrimeve dhe sjelljeve që tolerojnë diskriminimin dhe dhunën me bazë gjinore në komunitetet e tyre lokale.
Një vend të spikatur ndër aktivitetet ka fushata në median sociale # Rinia vepron që fokusohet në angazhimin e rinisë për të luftuar pabarazinë dhe diskriminimin me bazë gjinore.