“Refleksione” punon për krijimin e mundësive të barabarta për gratë dhe burrat, korrigjimin e diskriminimit ndaj grave dhe vajzave në sferën ekonomike dhe politike dhe mbrojtjen e të drejtave të tyre, nëpërmjet kërkimit dhe shpërndarjes së informacionit, shkëmbimit të përvojave, trajnimit, rrjetëzimit, avokimit dhe lobimit.

Ofrimi i shërbimeve për grupet dhe komunitetet vulnerabël për të përmirësuar kushtet sociale, ekonomike, politike dhe të sigurisë.

“Refleksione” punon për të realizuar programe dhe politika në nivel kombëtar, por edhe në nivel komunitar si në zonat urbane ashtu edhe ato suburbane. “Refleksione” synon të shtrijë ndërhyrjet e saj edhe në zonat rurale.