“Ndërtimi i një shoqërie me të drejta dhe mundësi të barabarta”

 

“Refleksione” punon për arritjen e barazisë gjinore në Shqipëri si një tipar themelor i një shoqërie demokratike dhe të drejtë të zhvilluar ekonomikisht dhe socialisht.

“Refleksione” punon për krijimin e mundësive të barabarta për gratë dhe burrat dhe korrigjimin e diskriminimit ndaj grave dhe vajzave në sferën ekonomike dhe politike nëpërmjet kërkimit, shkëmbimit të informacionit dhe përvojës, trajnimit, shërbimeve, rrjetëzimit, avokimit dhe lobimit.

“Refleksione” funksionon si në nivel komuniteti, ashtu edhe për të ndikuar në programet dhe politikat në mbarë vendin.