Në Tiranë u zhvillua sot treinimi artistik : “Arti i rinisë katalizator ndryshimesh pozitive” në kuadër të programit #TEYC2022 dhe projektit :”Fuqizim i rinisë kampione e barazisë gjinore-vlerë thelbësore e identitetit europian” zbatuar nga Refleksione, mbështetur financiarisht nga “Kongresi Rinor Kombëtar” në bashkëpunim me “Bashkia Tiranë”.

Treinimi artistik nga Prof. Genti Gjikopulli, në Liceun Artistik “Jordan Misja” lidhur me barazinë gjinore, çmontimin e stereotipeve dhe paragjykimeve gjinore si temë për krijimet e rinisë u ndoq me shumë interes. Ne treinim morën pjese 37 të rinj dhe të reja nga 6 bashkitë ku po atohet projekti: Berat, Durrës, Gjirokastër, Korçë, Shkodër dhe Tiranë. Me krijimet e të rejave dhe të rinjve do të hapet Ekspozita Kombëtare : “Thyejmë stereotipe gjinore, ndërtojmë të ardhmen e barabartë”.

Treinimi artistik u zhvillua në Galerinë “Kalo” në Tiranë.